spot_img

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

spot_img

Shtetasja ukrainase, 23-vjeçarja Olena Kozij ishte gjetur e vdekur nga Policia e Kosovës më 21 shkurt të këtij viti në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Mësohet se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Burime nga Policia thonë se i arrestuari dyshohet se ka qenë në veturë me viktimën, ndërsa pas një mosmarrëveshje që është zhvilluar mes tyre shtetasja ukrainase ka dalë nga vetura dhe dyshohet se ajo më pas është goditur nga një veturë tjetër në autostradën Ferizaj – Prishtinë.

KALLXO mëson se rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Autostradave i Policisë së Kosovës, i cili po përpiqet të identifikojë automjetin i cili viktimës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Prokuroria e Ferizajt më 22.02.2024 kishte njoftuar se është duke u hetuar rasti i shtetases së huaj (ukrainase) me iniciale O.K.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale – aksident trafiku me fatalitet.

E ndjera në tetor të vitit 2023 kishte ardhur në Kosovë dhe kishte kërkuar azil në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Arsyeja e ardhjes në Kosovë, sipas burimeve, ishte lufta që po zhvillohej në Ukrainë. Viktima kishte ardhur e vetme, pa qenë e shoqëruar nga ndonjë familjar.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img