Është arrestuar Ridvan Muharremi, I dyshuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.
Ndryshe pak orë më parë, Mahmut Halimi, avokati i tij, ka thënë se ai është i pafajshëm.
Muharremit i është bastisur banesa dhe një pronë tjetër e tij, për më shumë se dy orë nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, pak më parë janë arrestuar edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nën dyshimet e njëjta për keqpërdorim të rezervave shtetërore.