Arsenali po përpiqet të kalojë Manchester Unitedin në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres.
Sipas mediave angleze, Topçinjtë mund të marrin kryesimin e garës pasi mendojnë të nënshkruajnë me sulmuesin suedez këtë dimër, pas një dëmtimi të rëndë të sulmuesit Gabriel Jesus.
Ndërkohë, Manchester United planifikon të përdorë marrëdhëniet e ngrohta midis Gyokeres dhe trajnerit të tyre Ruben Amorim në negociatat e tyre.
Megjithatë, Djajtë e Kuq mund të bëjnë një ofertë zyrtare vetëm në verë dhe kjo i jep përparësi Topçinjve.
Kontrata aktuale e lojtarit me Sportingun është deri më 30 qershor 2028, teksa lojtari në Transfermarkt vlerësohet me 75 milionë euro.
Këtë sezon, Viktor Gyokeres ka luajtur 30 ndeshje për klubin portugez, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 6 asistime.