Bankat e shkollave për më shumë se një muaj ishin bosh. Personeli shëndetësor trajtonte vetëm rastet emergjente. Policët ishin në nivelin më të lartë të detyrës, por të pakënaqur me atë që paguheshin. Të gjitha këto ishin rrjedhojë e ligjit të pagave në lexim të parë.
E këtë të enjte Kuvendi i Kosovës votoi këtë projektligj edhe në lexim të dytë.
Nga qeveria nuk u bë e ditur nëse kanë ndryshuar koeficientet sipas kërkesave të sindikatave.
Megjithatë ata që ishin më të zhurmshmit, Sindikata e Arsimit, duket se janë zbutur pak, pasi që më nuk kanë opsion protestat e grevat.
Se si kanë vepruar qeveria me kërkesat e tyre nuk e dinë as nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.
Megjithatë kryetarja e kësaj sindikate nuk hedh poshtë mundësinë që nëse kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh, te ndërmarrin veprime.
Kurse, Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës thotë se ende nuk e dine se cka përmban projektligji.
E për ekonomistin dhe sindikalistin Ali Sefaj është e çuditshme se si votohet projektligji për pagat pa u bërë publik koeficientet.
Ligji për paga pritet të filloj implementimin që nga 1 shkurti./Gazeta Express