Ish Ministri i Kulturës, Astrit Haraqija gjatë natës së brendshme në njërën nga debatet televizive, ka përsëritur fjalët e tij, se Vetëvendosje është krijuar nga SHIK-u.
“Para 10 vjetësh e ka thënë se Vetëvendosjen e ka bërë SHIK-u. I pari kam thënë, dhe mke thënë kqyr se është deklaratë e randë. E kam pa aty, se kam punu në SHIK unë, e kam jap detyrat çka me bo. Argumentet e mija pse e ka bo SHIK-u Vetëvendosjen, Së pari krejt grupi organizatorët që kanë qenë aty, unë kam qenë pjesë e qeverisë, kabinet qeveritar ka qenë kur u themelu Vetëvendosja. Unë edhe sot që kanë kalu 13 vjet, unë tmerrona kur kaloj në sheshin “Nënë Tereza” para zyrës teme, ku u vra Mon Balaj dhe Arben Xheladini”, ka thënë ndër tjerash ish ministri Haraqija.
“Merre krejt Këshillin Kombëtar të Vetëvendosjes, ku është pjesë e saj. Ku janë kon Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi, e mos të hy me emra se ka shumë”, ka thënë më tej Haraqija.
Ai ka pasur kritika të ashpra edhe për Vjosa Osmanin për bashkëpunimin me Albin Kurtin.
“Kurti zi e terr e ka shajt Rugovën, Vjosa OSmani del në fotografi me Ibrahim Rugovën, e knej afër me Albinin. Cka ka këtu?”, ka deklarua tjerash Haraqija, përcjellë “Bota sot”.
Për më shumë, shikojeni videon e plotë: