Ylli i deridjeshëm i Real Madridit, Gareth Bale ka mbërritur në Amerikë dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit të MLS, Los Angelos FC.
Uellsianit iu rezervua një pritje madhështore nga tifozët, teksa stadiumi ishte i tejmbushur, kjo edhe për faktin se Los Angelos kishte ndeshjen derbi ndaj Los Angelos Galaxy (që në fund e fituan me rezultatin 3-2).
Bale takoi edhe shokët e rinj teksa nuk mungoi një përqafim i ngrohtë me atë që në të kaluarën është përballur shpeshherë si kundërshtarë, Giorgio Chiellini.
“Atmosfera e mrekullueshme, ishte mahnitëse. Më erdhi mirë, që stadiumi ishte i tejmbushur dhe të përshëndesja nga afër fansat. Gjithçka ishte mbresëlënëse, edhe dhomat e zhveshjes duken fantastike, ka një frymë shumë pozitive”, u shpreh 32-vjeçari mbi përshtypjet e para për Los Angelos.
Bale e gjen skuadrën në vendin e parë të klasifikimit ndërsa falë cilësive të ish-lojtarit të Real Madrid, padyshim te Los Angelos përgatiten për një sezon triumfues.
Gran ovación para el nuevo delantero del @LAFC @GarethBale11 en el @BancStadium #LAFC #GarethBale pic.twitter.com/27kyJzsUhY
— Felipe Valenzuela (@ValenzuelaFelip) July 9, 2022
.@GarethBale11 to #LAFC confirmed. pic.twitter.com/ZkjPLIWqAt
— LAFC (@LAFC) July 9, 2022