spot_img

Ballkani është i vendosur për ta mposhtur La Fioritan në San Marino

spot_img

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, të hënën ka arritur në San Marino. Ekipi nga Suhareka ka fluturuar nga Shkupi drejt Bolonjës së Italisë, e më pas është nisur për në San Marino. Futbollistët e skuadrës që drejtohet nga trajneri Ilir Daja kanë kryer stërvitjen e fundit, një ditë para ndeshjes. Të martën, Ballkani do ta luajë ndeshje e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndeshje kjo që luhet prej orës 20:45 në stadiumin “San Marino” në Serravalle. Përballë ekipit kosovar është La Fiorita, kampione e San Marinos. Të dy ekipet luajnë në këtë garë pas dështimit që patën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Ballkani u eliminua në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Zhalgirisi i Lituanisë, ndërsa La Fiorita humbi në gjysmëfinale të turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve nga Inter D’Escaldes. Optimizmi te Ballkani është i madh se mund t’ia dalin ta kalojnë La Fioritan dhe të kualifikohen në rundin e tretë të Ligës së Konferencës. Por, te Ballkani e kanë të qartë se nuk duhet të nguten para kohe, gjë të cilën e kishin bërë me Zhalgirisin. Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili pritet të jetë titullar kundër La Fioritas, thotë për KOHËN se do të zbresin në fushë për ta fituar ndeshjen e parë dhe për të krijuar epërsi para duelit të kthimit që luhet javën tjetër në Prishtinë. Ai beson se Ballkani ka forcë që ta kalojë ekipin nga San Marino.

“Atmosfera është shumë e mirë në grup dhe shpresojmë në fitore. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe do të dalim në fushë për të fituar. Ne do të hyjmë sikurse në çdo ndeshje me seriozitet të lartë për ta dhënë maksimumin dhe në fund të shpërblehemi me fitore. Besoj që kemi forcë dhe shpresoj që t’i kalojmë këta kundërshtarë”, u shpreh Rrahmani, 21-vjeçar.

“Kundërshtarin e njohim. Gjatë javës i kemi parë disa ndeshje të tyre dhe e dimë saktë se cila janë pikat e dobëta. Por, të lehtë nuk duhet ta marrim asnjë kundërshtarë”. Sulmuesi nga Podujeva luajti në dy ndeshje ndaj Zhalgirisit si zëvendësues. Në anën tjetër, trajneri i La Fioritas, Oscar Lasagni, e ka vlerësuar Ballkanin si skuadër që luan futboll sulmues. Ai në konferencën për shtyp, të hënën, ka thënë se e ka studiuar mirë ekipin kosovar. Sipas tij, stërvitjet kanë shkuar mirë dhe La Fiorita është gati për duelin e së martës. Ai ka konfirmuar tri mungesa në ekipin e tij për këtë përballje.

“Tetëdhjetë për qind e lojtarëve do të qëndrojnë me ne gjatë gjithë vitit. Do të mungojnë vetëm Gasperoni, Bartolini dhe Abouzziane. Ne stërvitëm mirë dhe kam shumë besim. Një rund i dytë është gjithmonë sfidues, por mendoj se mund të bëjmë një ndeshje të mirë. Kam parë shumë ndeshje. Ata janë një ekip agresiv, që luajnë shumë lart dhe që e nisin nga fundi aksionin. Një formacion mjaft sulmues. Luajnë kryesisht me 4-3-3 ose 4-2-3-1. Ata janë shumë fizikë dhe të shpejtë, një ekip i mirë”, u shpreh Lasagni.

Ai konfirmoi se loja e ekipit të tij nuk do të ndryshojë dhe do të jetë sulmuese.

“Ne gjithmonë do të adoptojmë qasjen tonë taktike që na ka karakterizuar gjatë gjithë vitit. Ne nuk do të ndryshojmë frymën tonë të lojës dhe për aq sa është e mundur, do të përpiqemi të luajmë një lojë sulmuese”, deklaroi trajneri Lasagni.

Kapiteni Danilo Rinaldi, autori i golit që i dërgoi La Fioritan në finale të turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve, ka thënë se e kanë harruar eliminim nga Championsi dhe se janë fokusuar te ndeshja e radhës. Ai e pranon se rundi i dytë është më i vështirë sesa parakualifikimet.

“Zhgënjimi ka kaluar, por keqardhja mbetet. Ne humbëm shansin për të kaluar në Ligën e Kampionëve. Tani nisemi për ndeshjen e radhës, të vetëdijshëm se niveli rritet në rundin e dytë. Jemi energjikë, skuadra është stërvitur mirë dhe ende dëshiron të kalojë tutje në garat evropiane. Ka pasur disa ndryshime në skuadër, por kushdo që ka ardhur, është vënë plotësisht në dispozicion. Kemi punuar mirë”, tha Rinaldi.

Ndeshja e kthimit në të cilën do të përcaktohet skuadra që do të kalojë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, do të mësohet në ndeshjen që do të zhvillohet. Fituesi i duelit, La Fiorita – Ballkani, do të luajë në rundin e tretë me fituesin e përballjes, Sutjeska (Mali i Zi) – Klaksvikut (Ishujve Faroe).

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img