spot_img

Ballkani i pandalshëm, Feronikeli kafshat e lehtë për lojtarët e Ilir Dajës

spot_img

Ballkani ka shënuar fitoren e dytë në Albi Mall Superligë.

Lojtarët e Ilir Dajës kanë fituar në Suharekë me rezultat 2:0, përballë Feronikelit.

Ndonëse “me mendje” në Evropë, ku pas pak ditëve përballet me BATE-n në Play Off të Conference League, Ballkani sot nuk ka gabuar në ndeshjen ndaj Niklit në shtëpi. Këtë takim suharekasit e fituan 2-0 (Albin Berisha 45+1’, Robert Rrahmani (AG) 67’).

Pjesa bazë e skuadrës startuese: Gripshi, Korenica, Armend Thaqi e Kuc, nuk startuan sot, për të qenë sa më të freskët për ndeshjen në Evropë, por kjo nuk i pengoi kampionit sot.
Me një gol të Albin Berishës në minutën e 45+1’, Ballkani shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi minimale.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 67’, kur edhe u vulos fitorja e Ballkanit. Një autogol i Robert Rrahmanit të Niklit bëri që epërsia e Ballkanit të shkonte në 2-0, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Ballkani tashmë ka 2 fitore në 2 ndeshjet e para të Superligës, kurse Nikli duket se do të jetë prej skuadrave që do të luftojnë për mbijetesë.
Xhiron që vjen, Ballkani i shkon Dritës, kurse Nikli e pret Gjilanin.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img