Arbëria ka bërë befasinë e javës duke mposhtur në udhëtim Ballkanin.
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina triumfoi me rezultat të ngushtë 2 – 3 në Suharekë, shkruan lajmi.net.
Kreshnik Bahtiri zhbllokoi rezultatin qysh pas shtatë minutave (7′).
Ballkani u kthye në lojë përmes Arbër Shalës (44′), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Bahtiri që gjeti golin duke kthyer epërsinë e Arbërisë.
Ndërsa, fitoren e vulosi Llugiqi në minutën e 67-të.
E tëra që bëri skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ishte goli i fundit me anë të Hoxhës në minutën e 90-të për epilogun përfundimtar 2 – 3.
Pas kësaj humbje, Ballkani bën hap mbrapa në garën për titull duke u renditur në pozitën e tretë me 67 pikë, derisa Arbëria renditët në pozitën e tetë me 36 sosh./Lajmi.net/