FC Ballkani e ka nis shkëlqyeshem garën në Conference League. Therandasit mbizotruan në San Marino, ndaj kampionit të sajë, La Fiorita. Ballkani e mbylli takimin me shifra të sigurta, 4:0.
Serinë e golave e nisi, Korenica në minutën e 5-të. Ndërkaq Rrahmani realizoi në minutën e 23-të, për të sjell më shumë siguri te portokalltit,0:2.
Me këtë rezultat u mbyll gjysmëloja e parë. Edhe në 45 minuta e dyta, Rrahmani la gjurmë. Ai shtoi epërsinë në minutën e 58-të (0:3) ndërkaq Berisha përmbylli rezultatin (0:4), në minutën e 70-të.
Ndeshja e kthimit në Prishtinë, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme, pritet të jetë vetëm formalitet, pasi skuadra që kalon më tej thuajase u pērcaktua sonte.