Ballkani ka shënuar fitore në kryendeshjen e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur Gjilanin.
Kampionët në fuqi të Kosovës fituan 2:0 ndaj Gjilanit në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Autogoli i Arbër Prekazit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë vulosi epilogun e 45 minutave të para të kësaj sfide.
Meriton Korenica realizoi golin e dytë dhe të rezultatit përfundimtar në minutën e 88-të.
Ballkani ngritet në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, kurse Gjilani ka 14 pikë në pozitën e tretë.