Albi Mall Superliga vazhdon sot me tri ndeshje në program, ku dy zhvillohen nga ora 17:00 dhe një tjetër nga ora 20:00.
FC Ballkani ka zgjedh stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ta nis edicionin si vendos. Suharekasve i konvenon tereni në Prishtinë, pasi aty e presin të enjtën Shkupin në Conference League, shkruan AlbanianNews.net.
Ky edhe është takimi i fundit i kësaj xhiroje mes Ballkanit dhe Drenicës me fillim nga ora 20:00.
Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon ta nis me fitore, pasi do të jetë ndeshja e parë për ta këtë sezon, derisa Drenica pas humbjes në xhiron e parë synon të dalë me pikë nga kjo përballje.
Gjilani është mikpritës i Malishevës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe kërkon vazhdimësinë e fitoreve.
Në anën tjetër miqtë luajnë ndeshjen e parë këtë kampionat dhe kërkojnë të largohen me pikë nga Gjilani.
Ferizaj dhe Prishtina do të përballen në Ferizaj, në një sfidë ku pritet të jetë shumë interesante me fillim nga ora 17:00.
Një ditë më parë u zhvilluan dy ndeshje, ku Drita mposhti Dukagjinin me rezultat minimal 1-0, derisa Llapi e Trepça ’89 luajtën baras 2-2.