Kampioni kosovar, FC Ballkani dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Shkupi mund të përballen mes vete në ndeshjen përcaktuese për kualifikim në grupet e Conference League.
Në rast se Ballkani kualifikohet ndaj Klaksvik dhe Shkupi mposhtet nga skuadra e Shamrcok Rovers në Europa League, do të kemi një përballje mes dy skuadrave shqiptare në ‘play-off’ të Conference League.
Ballkani dhe Shkupi, do të jetë spektakël i garantuar edhe në tribuna.
Gjatë përgatitjeve për garat evropiane këto dy skuadra e zhvilluan miqësoren e lliksit në Strugë, javë më parë. Atë ndeshje therandasit e kishin fituar derisa humbën shërbimet e mbrojtësit Hoxha, i cili mbeti i lënduar.