Barcelona ka shënuar fitore ndaj PSG-së në udhëtim me rezultat 3-2 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse PSG e kishte një dominim të vogël në pjesën e parë, katalanasit ishin ata që kishin më shumë raste të mira.
Robert Leëadoëski, Raphinha dhe Sergio Roberto rrezikuan në mesin e pjesës së parë.
Fal kësaj Barcelona kaloi në epërsi, në minutën e 37-të, kur Raphinha përfitoi nga një tollovi duke shënuar për 1-0.
Barcelona e mbylli në epërsi pjesën e parë, por fillimi i të dytës ishte i zjarrtë për PSG-në në “Parkun e Princave”.
Ousmane Dembele arriti të shënojë një gol të bukur nga brenda zonës në minutën e 48-të për 1-1.
Pas tre minutash, PSG luan bukur në hapësira të ngushta, ku Fabian Ruiz pason te Vitinha i cili shënoi për 2-1.
Por se kjo ndeshje do të ishte një dramë e vërtet, e reagon edhe minuta e 62-të, kur një pasim maestral i Pedrit gjen Raphinhan i cili me një gjuajtje të bukur brenda zonës shënoi për 2-2.
PSG u lëshua për të gjetur golin e epërsisë sërish, por Barcelona ishte ajo që mori epërsinë.
Zhvillohej minuta e 77-të, kur Ilkay Gundogan asistoi te Andreas Christensen që shënoi për 3-2.
Deri në fund edhe pse u munduan francezët të shënonin nuk ja arritën, duke bërë që Barcelona të marr një rezultat të mirë nga udhëtimi në Paris.
Atletico Madridi ka arritur ta mposht Borussia Dortmundin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes këtyre dy skuadrave.
Los Colchoneros arritën të shënon që në fillim, dhe këtë me rast të një gabimi skandaloz të gjermanëve.
Zhvillohej minuta e 4-të, kur Rodrigo de Paul shënoi nga afër për 1-0.
Vendasit ishin më të mirë duke rrezikuar edhe në minutën e 20-të me Jose Maria Gimenez, por pa sukses.
Në minutën e 32-të, Samuel Lino arriti të shënojë pas një aksioni të bukur për 2-0.
Në pjesën e dytë në të shumtën e kohës, Atletico Madridi arriti të menaxhojë lojën.
Julian Brandt dhe Samuel Lino kishin raste të mira për të dy skuadrat për të ndryshuar rezultatin.
Milionerët u kthyen në lojë në minutën e 81-të, kur Sebastien Haller shënoi për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja e radhës pritet të jetë e zjarrtë, pasi që rezultati i sotëm i mban të dyja në lojë.