spot_img

Barduani dhe Loiseau flasin për mbështetjen e zgjedhjeve në Kosovë

spot_img

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në takim shefen vëzhguese të Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, me të cilën ka diskutuar mbi sigurinë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e EOM-it në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë.

Barduani theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë pavarësisht nga etnia, gjinia, feja apo përkatësia politike.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

NGJARJE TË TJERA

spot_img