spot_img

BB Llapi rikthehet në elitën e futsallit, Ademi i përgëzon për suksesin

spot_img

BB Llapi është kampion i Ligës së Parë në futsall, duke siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e xhiros së fundit, BB Llapi ka shënuar fituar fitore ndaj FC Jetonit, me rezultat 8:4.

Pas ndeshjes, BB Llapit iu dorëzua trofeu si kampion nga kryetari i Komisionit të Futsallit, Hysni Gjinovci. Kësisoj, BB Llapi kthehet pas një viti në Superligën e Kosovës. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar lojtarët, trajnerët, drejtuesit e klubit dhe tifozët llapjan për këtë sukses, duke uruar që BB Llapi edhe në edicionin e ri të vazhdojë me organizim të mirë dhe të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të futsallit në vendin tonë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img