spot_img

Kosova arrin fitore të madhe ndaj Malit të Zi

spot_img

Kombëtarja U18 e Kosovës🇽🇰 në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar. Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë tanë fituan ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.

Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.

Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi. Kishte lojë efikase në sulm, ndërsa edhe mbrojtja ishte në nivel.
Shpejtë Kosova U18 krijoi epërsi prej 6:2. Periudha e parë prej 15 minutash përfundoi 7:4 për Kosovën.

Me lojë të mirë të rinjtë tanë vazhduan edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 12:9. Pra vazhdimisht mbajtën epërsi të lartë.

Lojtarët e Mali të Zi kërkuan rikthimin e madh në periudhën e tretë. U afruan në tri gola, por pa bërë përmbysje të rezultati. Kosova ruajti qetësinë në fund për fitoren e vlefshme.
Sot Kosova luan edhe ndaj Irakut.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img