spot_img

Begaj: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

spot_img

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se çështja e Kosovës është prioritet për shtetin shqiptar në takimet ndërkombëtare.

Begaj ka kërkuar që situata e Kosovës të zgjidhet duke respektuar marrëveshjet e Brukseli dhe duke zbatuar anekset e marrëveshjes së Ohrit.

Begaj për “RTK” ka deklaruar se për shtetin shqiptar Kosova është gjithmonë prioritet. Këto deklarata ai i bëri gjatë qëndrimit në New York, pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtarë. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloi drejtuesit e Kosovës, por unë bëjë punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha Begaj.

Begaj po ashtu ka njoftuar se në takimet që ka pasur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Tha se vetmja rrugë nga dalja e mosmarrëveshjeve është dialogu dhe se përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura përmirësohet situata aktuale.

“Kemi diskutuar që situata e Kosovës duhet të zgjidhe. Duhet të zgjidhet duke u fokusuar më shumë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe atyre anekseve të dakodruar në Ohër. E vetmja rrugë për dalje nga ky grip i mosmarrëveshjeve është dialogu dhe kompromisi…”, tha ai.

Presidenti Bajram Begaj më tej ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i bashkojnë forcat që të punojmë në drejtim të njohjeve të reja, që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, sepse sipas tij, kjo është çështje e fitores së qytetarëve të Kosovës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img