spot_img

Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga drejtimi i AKR-së – Vesel Makolli emërohet ushtrues detyre i presidentit

spot_img

Presidenti i deritanishëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), z. Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, konfirmojnë burime të sigurta brenda strukturave të AKR-së.

Z. Pacolli, për shumë vite në krye të AKR-së, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike dhe ekonomike të Kosovës. Ai është njohur për vizionin e tij zhvillimor, përkushtimin ndaj vendit dhe angazhimin e pandërprerë për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

Nën udhëheqjen e tij, AKR është shndërruar në një forcë politike që solli ide të reja, projekte konkrete dhe frymë bashkëpunimi në skenën politike të vendit.

Deri në mbajtjen e Kuvendit të ardhshëm të partisë, me vendim të strukturave drejtuese të AKR-së, ushtrues detyre i presidentit është emëruar z. Vesel Makolli. Ai njihet për përvojën e tij të gjatë politike, korrektësinë dhe integritetin e lartë personal, duke u vlerësuar si figurë që garanton vazhdimësinë e punës dhe të vizionit të partisë.

Z. Makolli aktualisht është kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës, në koalicion me LDK-në.

NGJARJE TË TJERA

spot_img