Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në veriun e Kosovës ka qenë i armatosur.
Në disa fotografi që ka publikuar Haradinaj është parë se në krah mban revole edhe thikë.
E këtë e ka konfirmuar deputeti Bekë Berisha i cili ishte së bashku me Haradinaj në vizitë në Bjeshkët e Shalës.
“Po është e vërtetë ka pasur me vete një thikë e cila është e nevojshme gjatë ecjes nëpër male. Ai ka pasur edhe revolen të cilën e ka me leje”, ka thënë Berisha për Infokus