Biden: Rusia do të paguajë çmim të rëndë po përdori armë kimike
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten, më 11 mars se Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor armë kimike në Ukrainë, transmeton Reporteri.net.
“Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdorë armë kimike”, tha Biden.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi të premten, më 11 mars, se SHBA-ja do të ulë në mënyrë drastike statusin e saj tregtar me Rusinë si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës dhe gjithashtu do të ndalojë importet e ushqimeve të detit, alkoolit dhe diamanteve ruse.
Këto masa tregtare ndaj Rusisë, Biden tha se po merren në koordinim me Bashkimin Evropian dhe vendet e G7.
G7 është një forum politik ndërqeveritar i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
“Bota e lirë po bashkohet për t’u përballur me Putinin”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.