spot_img

Bie blloku A3, përkeqësohet situata, na presin reduktime te ashpra

spot_img

KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS-i që si pasojë e rënies së njësisë A3 nga sistemi, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.

“Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet nw njoftimin e KEDS-it.

Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, KEDS-i kërkon nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike.

“Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që t’i kapërcejmë ato sa më lehtë. Së bashku mund t’ia dalim”, thuhet tutje.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img