spot_img

Bizneset kosovare kërkojnë mbështetje ndërkombëtare financiare

spot_img

Bizneset në Kosovë kanë filluar të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare financiare. Mirëpo një gjë e tillë u është refuzuar, për shkak të strukturës demografike e cila pritet të ndryshojë viteve në vijim.

Nga Prilli deri në Qershor, në Kosovë u regjistruan 2663 kompani të reja.

Por shumica e tyre dhe atyre të regjistruara më parë, funksionojnë përmes kredive.

Në këtë formë funksionon kryesisht i gjithë sistemi ekonomik në vend.

Këtë e konfirmojnë edhe në Aleancën Kosovare të Biznesit.

“Ekonomia e vendit kryesisht zhvillohet në bazë të financimit përmes kredive dhe në Kosovë kreditë janë shumë të shtrenjta dhe të këqija, por përkundrazi pothuajse rreth 58% e bizneseve të Ks janë të futur në kredi dhe kredi afatgjatë, kurse mbi 80% kanë pasë kredi ose kanë përfunduar kredi”, tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Për këtë shkak, bizneset në Kosovë kanë filluar të kërkojnë kredi edhe nga bankat ndërkombëtare.

Mirëpo një mbështetje e tillë iu është refuzuar.

“Bizneset tash janë rritur dhe tash po tentojnë që të marrin edhe në vende tjera mbështetje financiare. Kemi informacione se ka pasë tendenca për marrjen e kredive nga bankat ndërkombëtare dhe në këtë rast iu kanë referuar se Kosova në të ardhmen e shpejt do t’i ndryshojë demografia. Deri më tash përfitimi i kompanive ka shkuar në ngritje të godinave, tash duhet të shkojë më shumë në paga të punëtorëve”, u shpreh Shahini.

E si pasojë, ekonomistët theksojnë se do të dëmtohen vet bizneset.

“Do të dëmtohen bizneset kosovare, njëherit do të dëmtohet fuqia punëtore, mirëqenia e qytetarit në vend dhe si tërësi dëmtohet edhe Kosova si shtet sepse në momentin që nuk ke aktivitet të mjaftueshëm ekonomik nuk ke edhe buxhet të lartë i cili ta dikton rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik”, u shpreh ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti (sipas Agjencisë Se statistikave) janë tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim të mjeteve motorike, prodhim, ndërtimtari, aktivitete profesionale shkencore dhe teknike dhe akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img