UEFA e ka konfirmuar se ndeshja e parë e Bjellorusisë kundër Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë, shkruan Demokracia.com.
Ky është vendimi i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), pasi Bjellorusia është nën sanksione për shkak të mbështetjes së Rusisë në luftën me Ukrainën dhe nuk mund të luajë ndeshje në shtëpi.
Bjellorusia do të ketë punë në grup edhe me Kombëtaren e Kosovës. Për këtë takim, dihet data dhe ora se kur zhvillohet ndeshja, por jo edhe stadiumi ku do të luhet.
Bjellorusia dhe Kosova do të ballafaqohen më 19 qershor nga ora 20:45, sipas orarit të publikuar në uebfaqen e UEFA-s.
Megjithatë, stadiumi ku zhvillohet takimi nuk është bërë i ditur ende.