Disa bombardues amerikanë B-2 janë rikthyer në bazën ajrore Whiteman në Missouri, pasi kanë përfunduar misionet që lidhen me sulmet ndaj objekteve bërthamore në Iran.
Pentagoni ndau detajet e Operacionit “Midnight Hammer”, misionit masiv dhe kompleks që goditi tre objekte kryesore bërthamore iraniane të shtunën, duke e quajtur atë “sulmin më të madh operativ B-2 në historinë e SHBA-së”.
Operacioni filloi me lëshimin e bombarduesve të fshehtë B-2 nga baza ajrore Whiteman në Missouri në orën 12:01 të mëngjesit të shtunën, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 125 aeroplanë u përdorën në operacionin “Midnight Hammer”, duke përfshirë shtatë bombardues B-2, disa aeroplanë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë, dhjetëra cisterna ajrore për furnizim me karburant, një nëndetëse me raketa dhe një “gamë të plotë” aeroplanësh inteligjence, mbikëqyrjeje dhe zbulimi.