Arkivoli me trupin e pajetë të futbollistit legjendar brazilian Pele ka mbërritur në stadiumin e Santos, ku tifozët do të mund t’i thonë lamtumirën deri të martën në mëngjes.
Ceremonia e varrimit do të fillojë më pas të martën nëpër rrugët e Santos, pjesë e Sao Paulos dhe do të kalojë rrugën ku jeton nëna 100-vjeçare e Pele, për t’u varrosur më pas në varrezat ku janë edhe familjarët e tij të ndjerë.
Trupi i tij u largua nga spitali ku vdiq.. Më pas, i shoqëruar nga policia, kortezhi mbërriti në stadiumin me një kapacitet prej 16 mijë vetësh.
Aty shiheshin një numër i madh kurora lulesh, postera me numrin 10 dhe pankarta dhe njerëzit kalonin nëpër kolona dhe nderonin asin legjendar.
I pranishëm në Brazil është edhe i pari i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka shprehur ngushëllime.
Kujtojmë se Pele vdiq më 29 dhjetor në moshën 83-vjeçare në spitalin “Albert Einstein” pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.