Kryetari Berisha priti në një takim Edit Kovacs dhe Arian Dragaçina nga “SRP Schneider and Partner”, kompani konsulente e angazhuar si pjesë e studimit të fizibilitetit për projektin e ardhshëm rreth menaxhimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike në komunën e Fushë Kosovës dhe të komunave të regjionit, pra Prishtinës, Obiliqit dhe Graçanicës.
Kryetari Berisha ofroi gjithë mbështetjen e komunës për realizimin e këtij projekti afatgjatë që është në interes të qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës, kurse Edit Kovacs falënderoi për pritje kryetarin Berisha duke vlerësuar lartë këtë takim.