spot_img

Cameron, Kurtit: Duam që të ju ndihmojmë në rrafshin e sigurisë

spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili po e viziton për herë të parë Kosovën.

Në takim u fol për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve, teksa Kurti e njoftoi Cameronin me progresin dhe arritjet e Kosovës.

“Foli për sukseset dhe sfidat e vitit 2023 dhe përkushtimin e tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik krahas luftimit të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve përmes punësimit dhe politikave të duhura sociale, dhe garantim të sigurisë dhe paqes në vend përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë”.

“Ai e falënderoi Sekretarin Cameron për kontributin e tij edhe sa ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës në çlirimin, pavarësimin, demokratizimin, zhvillimin e brendshëm dhe integrimin ndërkombëtar, dhe tash së fundmi në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë me zbarkimin e 200 ushtarëve britanikë në tetor të vitit të kaluar në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Cameron, gjatë takimit bëhet e ditur se është shprehur krenar për mbështetjen e tij që Mbretëria e Kosovës i ka dhënë Kosovës edhe për vendimin dhe qëndrimin për ta njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

“Unë jam këtu për të përforcuar faktin që ne ju mbështesim juve. Duam që të ju ndihmojmë në rrafshin e sigurisë, atë të zhvillimit ekonomik, të qeverisjes dhe në të gjitha çështjet me të cilat përballeni. Kemi qenë mbështetës afatgjatë të Kosovës dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë”, është shprehur Cameron.

Në këtë takim Cameron po shoqërohej nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img