Real Madridi në krye me Carlo Ancelottin kanë fituar Kupën Ndërkontinentale.
Klubi mbretëror, në finale e mposhti skuadrën meksikane, Pachuca, me rezultat 3-0.
Kylian Mbappe, Rodrygo dhe dhe Vinicius Jr, ishin golashenues për ”Los Blancos.
E ky trofe ishte i veçantë për Carlo Ancelottin, i cili është bërë trajneri më i suksesshëm i Real Madridit.
Ai ka fituar plot 15 trofe në krye të ”mbretërve”.
Trofeu i parë i Ancelottit me Realin ishte në finalen e Copa del Rey, ku e mposhti në finale Barcelonën më 16 prill 2014.
Më pas kishin arritur dy tituj të kampionit në La Liga (2022 e 2024), një Kupë e Spanjës (2023), dy Superkupa të Spanjës (2022 e 2024) dhe mbi të gjitha tri Liga të Kampionëve (2014, 2022 e 2024), pastaj tri Superkupa të Evropës (2014, 2022 e 2024) dhe dy Botërorë të klubeve (2014 e 2022).