Kylian Mbappe ishte njeriu kryesor i finales së Kupës së Botës te Franca, pavarësisht se kombëtarja e tij u eliminua nga Argjentina pas ekzekutimit të penalltive.
Mbappe ishte lider i francezëve, duke shënuar tre gola, por lider dukej se ishte edhe në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë.
Së fundmi, është publikuar edhe fjalimi i 24-vjeçarit në zhveshtore, teksa “Gjelat” ishin duke u mposhtur me rezultatin 2:0 dhe kishin një paraqitje tejet zhgënjyese në 45 minutat e para.
Mbappe ia thekson shokëve të skuadrës se duhet të reagojnë pasi bëhet fjalë për Kupën e Botës që luhet një herë në katër vite dhe shton se mund ta përmbysin ndeshjen.
Le discours de Kylian Mbappé à la mi-temps de France-Argentine capté par les caméras de TF1 !
« C’est le match d’une vie, on ne peut pas faire pire ! » 💥🗣️
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) December 20, 2022
“Nuk mund të bëjmë më keq se kaq. Tani do të rikthehemi sërish në fushë dhe duhet të ndryshojmë sjellje” tha ylli i PSG-së.
“Kemi pësuar dy gola, por mund ta kthejmë ndeshjen. Dreqin djema, kjo ndeshje, ky kompeticion është një herë në katër vite”, iu drejtohet Mbappe shokëve të skuadrës.
Kujtojmë që në fund ndeshja u mbyll me shifrat 3:3, ndërsa në ekzekutimin e penalltive fitoi Argjentina.