spot_img

KFOR s’i kthen përgjigje Serbisë për kthimin e personelit ushtarak: Po e analizojmë kërkesën e tyre

spot_img

KFOR ka njoftuar se ende s’i kanë kthyer përgjigje Serbisë për kërkesën që kjo ia bëri për kthimin e deri 1000 trupave në Kosovë.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë mundësinë udhëheqësve për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e fundit për media nga KFOR.

Po ashtu, KFOR thotë se prezenca e shtuar kohët e fundit në Jarinje për arsye sigurie parandaluese doli të ishte një aktivitet jashtëzakonisht i suksesshëm, raporton Gazeta Express.

Ky sukses, KFOR thotë se ishte kryesisht për shkak të bashkëpunimit produktiv dhe vlerësues të Qeverisë së Malit të Zi, Shefit të Mbrojtjes së Serbisë, institucioneve në Kosovë, misionit të udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img