spot_img

Ceferin: Stadiumet në Itali janë për turp

spot_img

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ishte i ashpër ndaj Italisë, sa i përket çështjes së stadiumeve.

Në një intervistë të dhënë për “Sportmediaset”, kreu i futbollit europian deklaroi se infrastruktura në Itali është për turp.

Sipas tij, klubet kanë nevojë për të rregulluar stadiumet e tyre, nga qeveria dhe investitorët privatë.

“Mendoj se infrastruktura e futbollit italian është për turp. Është një nga vendet më të mëdha të futbollit, ku ka fituar Kupa Bote, Kampionate Europianë, Liga të Kampioneve dhe mes vendeve të mnëdha, ka infrastrukturën më të keqe. Të them të drejtën, jam pak i lodhur nga këto diskutimet italiane rreth infrastrukturës, sepse ka vetëm fjalë. Shpresoj që Italia të bëjë diçka. Klubet kanë nevojë për ndihmë nga qeveria, bashkitë dhe gjithashtu nga investitorët privatë. Është koha për të vepruar, sepse situata është e tmerrshme.

Mendoj se edhe qeveria e ka kuptuar se duhet të bëjë diçka. Kam shumë besim te Gabriele Gravina. Ai do të bëjë gjithçka që mundet për të kapërcyer hendekun. Jam i sigurt se Italia do të jetë organizatore e Kampionatit Evropian 2032”, u shpreh Ceferin.

Kujtojmë se Italia dhe Turqia kanë fituar të drejtën për të organizuar Europianin e vitit 2032, por në rast se nuk ndryshon infrastruktura, mund të ndryshohet vendimi, diçka që për momentin nuk është rrezik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img