spot_img

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington? Gjithçka çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë!

spot_img

(E plotësuar) – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump i cili edhe e ka ndërmjetësuar arritjen e ujdisë mes Kosovës dhe Serbisë.

Më poshtë janë pikat e pë​rmbajtjes së​ marrë​veshjes së​ në​nshkruar nga pala e Kosovës.

Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.

Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.

Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.

Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.

Detajet nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë – nga linja ajrore deri te njohja nga Izraeli

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump tha se kjo është “një ditë shumë e rëndësishme dhe historike”.

Ai shtoi se edhe pas historisë së dhunës dhe negociatave të dështuara, administrata e tij ka bërë një “përparim të madh” në dialog dhe se “askush nuk ka menduar se kjo do të ishte e mundur”.

Trump, gjithashtu, tha se ai shpreson se “do të shkojë në të dyja vendet në një të ardhme jo aq të largët” dhe se ai është “krenar për dy udhëheqësit”.

“Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës,Hoti, për t’i filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për t’i përfunduar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, deklaroi Trump.

Marrëveshja pason diskutimet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë që u zhvilluan gjatë ditës së enjte në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, dhe të dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Normalizimi i raporteve nis me transportin ajror, hekurudhor e rrugor

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Grenell dhe O’Brien: Marrëveshja është produkt i një pune të gjatë dhe të vështirë

Në një konferencë për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe nikoqiri i takimit dyditor Robert O’Brien, tha se Serbia dhe Kosova për vite të tëra kanë qenë të bllokuara në një vend dhe nuk mund të lëviznin, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka bërë diçka që është e jashtëzakonshme.

I pyetur nga gazetarët për kohëzgjatjen e pezullimit të fushatës për njohje nga ana e Kosovës dhe asaj për tërheqjen e njohjeve nga Serbia, O’Brien tha se mendon se kjo “do të jetë ‘ngrirje’ njëvjeçare”, për t’i dhënë hapësirë palëve që të diskutojnë një sërë çështjesh politike, në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Ka shumë çështje që do të duhet të diskutohen. Partnerët tanë evropianë do të ofrojnë mbështetje për shumë çështje politike, anëtarësimin në Bashkim Evropian, njohjen reciproke. Ka shumë çështje që do të adresohen nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës. Ne do të mbështesim evropianët në trajtimin e këtyre çështjeve”, tha O’Brien.

Në të njëjtën konferencë, i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, tha se për marrëveshjen është punuar për një kohë të gjatë dhe se ka qenë proces i vështirë.

“Politika ishte e mbërthyer. Të gjithë e dinë këtë. Për dekada, ka pasur bisedime dhe grindje për të njëjtat gjëra, të njëjtat fjalë. Ishte një makth”, tha Grenell, duke shtuar se presidenti Trump u ka sugjeruar “që nëse ata po grinden për gjithçka politike, le të provojmë diçka tjetër”.

Grenell deklaroi se kjo është arsyeja pse ata së pari iu qasen çështjeve ekonomike.

“Nëse do të kishim bërë një gjë tipike politike, nuk do ta kishim këtë marrëveshje,” vuri në dukje Grenell, duke vlerësuar se marrëveshja e arritur do të shtynte të dy ekonomitë dhe të gjithë rajonin përpara.

Ndërsa këshilltari presidentit Trump, njëherësh dhëndër i tij, tha se marrëveshja shënon një kapitull të ri që kjo amdinistratë e ka bërë për ta bërë botën më të sigurt.

Hoti: Marrëveshja, hap i madh drejt njohjes reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, në një konferencë për media tha se marrëveshja e nënshkruar është një hap i madh drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të finalizohet me njohjen reciproke mes dy vendeve. Nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë lajme të mira”, tha Hoti.

Ai tha se elementet kryesore të marrëveshjes kanë të bëjnë me projekte të mëdha infrastrukture.

“Unë kam pritje të mëdha që këto projekte ashtu siç kam thënë gjithmonë, do ta ndërrojnë peizazhin ekonomik në Kosovë dhe rajon. Unë jam i bindur se projekti i hekurudhës, ai i autostradës, hekurudha pastaj që nxjerr në Portin e Adriatikut, gazit që vjen nga Maqedonia e Veriut, do ta bëjnë Kosovën brenda tri deri në pesë vite qendër kryesore në nivel të rajonit”, deklaroi Hoti.

Hoti tha se për realizimin e projekteve do të investohen mbi 1 miliard euro.

Ai tha se kanë marrë zotime nga SHBA-ja se për realizimin e projekteve do të aplikohen politikat e vetë SHBA-së, për shembull për rregullimin e tregut të telekomunikacionit ose për të drejtat fetare apo të personave të caktuar.

“Na është kërkuar që për një vit ne të pauzojmë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, jo për njohje të reja. Ndërkaq, Serbia është obliguar që për një vit të stopojë çfarëdo kampanje kundër anëtarësimit të Kosovë në organizata ndërkombëtare dhe kundër njohjeve të reja të Kosovës. Vetë njohja sot nga Izraeli besoj se është shenjë e qartë e vendosmërisë së presidentit Trump dhe administratës së tij për të çuar përpara projektin final të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës”, tha Hoti.

Hoti ka treguar se për njohjen e Kosovës nga Izraeli ka pasur edhe një bisedë telefonike me kryeministrin Netanyahu.

“Sapo përfundova një telefonatë me kryeministrin Netanyahu dhe u dakorduam që sa më shpejt të kemi ambasadën në shtetin e Izraelit”, tha Hoti.

Vuçiq: Marrëveshje “bilaterale” me SHBA-në, Kosova “nuk është njohur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”.

Vuçiq u tha gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Shtëpi të Bardhë se ai i është mirënjohës presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ne kemi pasur një bisedë bilaterale të shkëlqyeshme dhe kjo është një gjë e madhe për Serbinë dhe për mua personalisht. Ne jemi pajtuar për gjëra të mira për vendin tonë. Ne nuk kemi asgjë për t’u frikësuar” tha Vuçiq.

“Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se marrëveshja përmban 16 pika, mirëpo ato nuk janë të ngjashme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Vuçiq tha se është pajtuar të hapet në Beograd zyra e Fondit Zhvillimor të SHBA-së, që do të thotë, siç tha ai, një sinjal i fortë për agjencitë kreditore dhe investitorët.

“Amerikanët do të monitorojnë projektet e rëndësishme me ne, siç është ndërtimi i autostradës për në Prishtinë. Ne u pajtuam si do ta ndërtojmë hekurudhën dhe si ta lidhim Prishtinën me Serbinë qendrore, përmes Merdares (kalimit kufitar)”, tha Vuçiq.

BE: Mirëpresim palët për bisedime në Bruksel për një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Bashkimi Evropian thotë se e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së “, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.

Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.

Këtë deklaratë Trump e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu ka folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ai ka thënë se “Kosova ka rënë dakord të hapë ambasadën në Izrael, konkretisht në Jerusalem”.

Sipas tij, Kosova është bërë vendi i parë me shumicë myslimane që do të ketë ambasadën në këtë vend, raporton Reuters.

Reagimet pas nënshkrimit të​ marrë​veshjes

Nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e ka përshëndetur presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi.

“Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike. E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë, po ashtu, se Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, për hapjen e vendeve të reja të punës si dhe për konsolidimin e mëtejshëm në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Si kryetar i LDK-së, dëshiroj t’i falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përgëzuar edhe kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për, siç e ka cilësuar ai, “këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, aty nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit.

“Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka cilësuar takimin dhe marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, si shans të humbur nga delegacioni, për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes”, thuhet në një komunikatë të PDK-së të publikuar në Facebook.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

“E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’, ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në rrjetin social Facebook.

Rama: Marrëveshja çon drejt njohjes përfundimtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Rama ka thënë se kjo marrëveshje është vazhdim i rrugës drejt “njohjes përfundimtare”.

Kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka theksuar se arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet akt “tradhtie”.

“Kanë qenë dy ditë historike”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, teksa komentoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, të premten në Uashington.

“Mendoj se delegacioni ynë kthehet me rezultat të madh dhe të rëndësishëm për Serbinë dhe serbët në Kosovë, por edhe për gjithë rajonin”, tha Bërnabiq për televizionin serb Pink.

Ajo tha se administrata në Uashington ka treguar efikasitet më të madh se Brukseli dhe se ka qenë e përqendruar në rezultate dhe projekte konkrete.

Kjo, sipas saj, është një uverturë e mirë përpara takimit që pritet të mbahet në Bruksel më 7 shtator.

Një hap drejt stabilizimit të rajonit e ka cilësuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Në llogarinë e tij në Twitter, Gjukanoviq ka thënë që “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”.

Fokusi i bisedimeve, bashkëpunimi ekonomik

Nikoqirët e takimit të së enjtes në Uashington, të kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq, këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më herët kishin deklaruar se përmbajtja e bisedimeve ka në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Takimi ndërmjet dy liderëve, të Kosovës dhe të Serbisë, ka nisur ditën e enjte dhe sipas këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, janë zhvilluar bisedime “shumë të mira” dhe se të dyja palët “kanë bërë përparim të vërtetë”./REL

NGJARJE TË TJERA

spot_img