Chelsea ka kaluar në finale të Kupës së Botës për Klube, duke eliminuar Fluminesen me rezultat 2-0.
Blutë e dominuan këtë takim nga fillimi deri në fund, për të marrë një fitore komode përballë skuadrës braziliane.
Në minutën e 18-të, Joao Pedro realizoi golin e parë në fanellën e Chelseat, për epërsinë 1-0.
Trevoh Chalobah (35’) luajti me dorën në zonën e rreptësisë dhe Fluminense mendoi se kishte fitur penallti, por gjyqtari shkoi në VAR dhe kumtoi vendimin se dora e mbrojtësit anglez ishte në pozitë natyrale.
Në minutën e 56-te. Joao Pedro realizoi edhe golin e dytë personal, ndërsa Chelsea krijoi këtë epërsi komode.
Christopher Nkunku (64’) lëshoi një goditje të mirë, por mbrojtja e skuadrës braziliane ishte e sigurt.
Nicolas Jackson lëshoi një mundësi të artë shënimi në minutën e 83-të, duke goditur rrjetën e jashtme të portës, ndërsa Cole Palmer ishte i lirë, por senegalezi nuk pasoi.
Chelsea e mbylli këtë ndeshje me fitore, ndërsa nesër (9 korrik) mbrëma do të mësojë emrin e kundërshtarit në finale, ku nga ora 21:00 përballen PSG dhe Real Madridi. /Telegrafi/