Romeo Lavia edhe zyrtarisht është prezantuar si blerje e re te Chelsea. 19 vjeçari belg ka braktisur Sauthamptonin pas një sezoni të kaluar atje.
Ish-talenti i Manchester Cityt do të bartë fanelën me numrin 45 te Chelsea.
62 milionë euro të paguara dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve kanë mjaftuar që Sauthampton të lirojë mesfushorin shkatërrues.
Lavia ishte mjaft i kërkuar edhe nga Liverpool, por që belgu pranoi ofertën e Chelseat.