Kompania Cima Construction vazhdon dita ditës të konfirmohet si një gjigant i fushës së ndërtimit në Kosovë, me projekte të mëdha dhe kushte fantastike.
Ndërtimet e kompanisë Cima njihen për cilësinë, sigurinë dhe rehatinë e madhe, teksa ofron edhe kushte shumë të favorshme për klientët e tyre.
Cima tashmë ka hedhur themelet e ndërtimit dhe po ndërton vazhdimisht në shumë qytete të Kosovës, sikurse Lagjen Ulpiana në Lipjan.
Kompleksi afaristo-banesore “ULPIANA”- Lipjan. Kompleksi ka një sipërfaqe prej 28.790m 2 ndërtim, përmbanë pesë hyrje, secila hyrje ofron hapësira funksionale dhe plotëson kërkesat për një investim të mirë në patundëshmëri.
Kompleksi Ulpiana është duke u ndërtuar në një zonë tërsisht të urbanizuar. Pamja e kompleksit me një arkitetur modern shfaq më së miri punën profesionale dhe përkushtimin për realizimin e qëllimeve tona në investim në dobi të komunitetit.
Kompleksi ofron hapësira të mjaftueshme gjelbëruese dhe kënde për fëmijë. Parking të mjaftueshem mbitokësor së bashku me parkingjet nëntokësor të ndërtesave për nevojat e banorëve dhe lokaleve afariste.