Presidenti i FC Ballkani dhe i Kompanisë “CIMA Construction Company”, Arsim Kabashi sot mori çmimin “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
Ky çmim i jepet personaliteteve më të suksesshëm dhe kontributdhënësve për Komunën e Suharekës, i cili votohet edhe në asamblenë komunale.
Ceremonia është mbajtur sot në Suharekë, ku morën pjesë personalitetet më të larta suharekase, derisa çmimin ia dorëzoi Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Cima gëzon respekt të madh jo vetëm në Suharekë, falë angazhimit dhe investimit në FC Ballkani, futbolli kosovar shënoi zhvillimin më të madh në histori.
Sot Ballkani, luan me Slavia Prag, derisa edhe kompania “CIMA Construction Company”, e udhëhequr nga Presidenti i Ballkanit, ka bërë të lumtur qindra familje, anëtarët e të cilëve janë të punësuar aty, derisa shquhet edhe për humanizimin, duke ndërtuar shtëpi për të nevojshmit.
Në vazhdim gjeni edhe postimin e Kabashit
Në kujtim të veprës, Z.Ukë Bytyqi,
Të gjitha angazhimet biznesore dhe aktivitetet familjare marrin kuptimin e plotë, kur angazhimi jonë vlerësohet në veprën dhe kujtimin e personave të cilët kanë dhënë shumë për ndërtimin e shtetit tonë, siç ishte Z.Ukë Bytyqi.
Momente të këtilla, kur marrim vlerësime në data dhe ngjarje si kjo, vetëm na japin forcë dhe kurajo të vazhdojmë edhe më shumë të kontribuojmë për vendin tonë.
Çmimi i Ukë Bytyqit, për mua do të jetë më i veçanti, për hirë të respektit dhe veprës së tij për vendin dhe kombin tonë🙏
Falenderim përzemërsisht për familjen Bytyqi si dhe asambleistët në komunën e Suharekës për këtë vlerësim dhe çmim kaq të lartë 🙏
Me respekt,
Arsim Kabashi