spot_img

Çka tregon raporti i Qeverisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit?

spot_img

Këtë pikë të Policisë së Kosovës në Bistricë, kishin plan ta eliminonin.

Kjo do t’i mundësonte kontroll të plotë të Leposaviqit, e mundësi të futjës së armatimit nga Serbia, sa të duan.

Grupit të kryekriminelit të veriut Milan Radojqiçit, strategjinë ia prishën Policia e Kosovës, qysh në ballafaqimin e tyre të parë në Banjskë.

E plani tyre ishte pushtimi i plotë i veriut të Kosovës, siç thuhet në raportin e Qeverisë së Kosovës për sulmin terrorist, të siguruar nga gazeta “Raporteri”.

Terroristet planifikonin te ishin te pozicionuar në 43 pika starategjike, që kryesisht ishin udhëkryqe, kodra e ura.

Prej tyre fillimisht në Kosovë hynë 80 terroriste, por që numri i tyre do të rritej deri në 400 në bazë të sasisë së gjetur të armatimit.

Grumbulli i dokumenteve dhe sasia e armatimit të konfiskuar në vendin e ngjarjes sipas raportit  dëshmojnë  se ky sulm ishte bërë për të të nxitur një grusht shteti më të gjerë të dhunshëm.

Ai do të  shërbente  si pretekst për një ndërhyrje ushtarake të ushtrisë serbe, e cila ka qenë në gatishmëri të lartë dhe e grumbulluar pranë kufirit me Kosovën për një kohë të gjatë.

E qe u larguan vetëm pas thirrjes qe iu erdhi nga ShBA.

Dhjetëra mijëra fishekë për mitralozë, raketa antitank, qartë demonstrojnë se sulmi i 24 shtatorit u pa  vetëm  si pikënisja e diçkaje shumë më të madhe.

Grupi i Radojçiqir ishte furnizuar me armë të rënda të prodhuara në Serbi, të cilat janë të disponueshme për strukturat ushtarake dhe jo të lejueshme në tregun e zi.

Nje pjese e kësaj sasie te armatimit ishte futur edhe me anë të ambulancave.

Këtë më  së miri e dëshmon Milenkovic, i cili ishte shofer i ambulancës e që mbeti i vrarë në Banjskë.

Raporti tregon 6 elemente kryesore të planit, nga provat e mbledhura.

Skenari  ishte edhe humbja e jetëve, duke përfshirë këtu, siç thotë raporti edhe vrasjen e mundshme të anëtarëve forcave paqeruajtëse të KFOR-it dhe pjesëtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës.

Përfshinte sfidimin, kërcënimin dhe vrasjen e mundshme të anëtarëve forcave paqeruajtëse të KFOR-it, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Vrasja e qëllimshme e oficerit të Policisë së Kosovës z.Afrim Bunjaku dhe tentativa për të vrarë zyrtarët tjerë policorë, ilustron brutalitetin e pamëshirshëm me të cilin u realizua strategjia.

Raporti vazhdimisht tregon edhe lidhjen e shtetit serb me terroristet.

Të cilët shumica i përkiteshin Njësisë speciale ushtarake “Kobra”.

E të cilët dyshohet që u larguan në Serbi pas sulmit mbi pjesëtaret e KFOR-it, u stërviten dhe u kthen përsëri për të sulmuar./T7

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img