Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet në takim edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kreu i kësaj partie do të ndan për të Dekoratën dr.Ibrahim Rugova, për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Sipas, njoftimit të bërë nga LDK, takimi do të nis rreth orës 09:00.
“Në Selinë Qendrore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës me bashkëpunëtorë pret në takim Gjeneral Wesley Clark. Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.