Në tre vjetorin e hapjes së Televizionit Kanal 10, u organizua një ngjarje solemne, me të ftuar shumë fytyra publike.
Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Por çka ndodhi gjatë transmetimit live? Një gazetare e këtij televizioni, paralajmëroi deklaratë në nder të përvjetorit të televizionit nga gazetari i Shqipërisë Blendi Fevziu.
Madje ajo e ftoj para kamerës gazetarin.
Befas në ekran doli kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.
Gazetarja e kishte ngatërruar gazetarin me kryetarin. Për ta ri konfirmuar huqjen e madhe, u desh edhe një deklaratë e gazetarit tjetër të po këtij televizioni që ishte në bashke prezantim me vajzën që e ngatërroi Blendin me Ardianin.
“Edhe unë e kam emrin Blendi”, tha ai.
Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.
“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.