spot_img

Daja Hasan po i kërkon nipit Kushtrimit 280 mijë euro në Gjakovë, kinse për një borxh të vjetër

spot_img

Një rast i rrallë dhe i çuditshëm po ndodh në Rogovë të Gjakovës. Daja po i kërkon nipit plot 280 mijë euro.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Hasan Berisha nga Xërxa e Rahovecit i ka kërkuar nipit të tij Kushtim Morinës nga Rogova e Gjakovës plot 280 mijë euro.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve ky borxh daton që nga viti 2000. Dajë Hasani pretendon se babai i nipit Kushtrimit ka lënë borxhe të mëdha pasi ishte vrarë në vitin 2000.

Sipas pretendimeve të Hasan Berishës, ai kishte paguar borxhet e ish-dhëndërrit të cilat ishin në vlerë 280 mijë euro.

Nipi e ka raportuar dajën në polici pasi kërcënimit të vazhdueshëm dhe në shtëpinë e tij janë gjetur edhe armë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se i dyshuari mashkull kosovar është duke kërkuar prej tij që t’i paguajë një shumë prej 280.000 €. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img