spot_img

Dalin fakte të reja për vajzën që “fundosi” ish kryetarin e Kukësit

spot_img

Nuk dihet ende cila është vajza që u shfaq në video-skandalin e kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici, edhe pse që prej ditës së djeshme ka pasur mjaft aludime

Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar detaje rretha vajzës në fjalë, për të cilën tha se është e njohur për shantazhet përmes videove erotike.

Sipas Topallit, vajza është e njohur në zonën e Durrësit dhe përpara disa javësh ka një tjetër denoncim në komisariatin numër 2 për një vepër tjetër të ngjashme me rastin e Kukësit.

Gazetarja ka thënë në Euronews Albania se nuk dihet nëse vajza është organizatore apo zbatuese e planeve.

“Vajza në video nuk është një punonjëse e bashkisë së Kukësit, ne kemi arritur ta mësojmë identitetin, por për arsye etike nuk mund ta bëjmë publike. Meqënëse është dhe nënë fëmijësh preferojmë të mos ia themi emrin e plotë. Megjithatë më duhet të jap disa detaje. Zonja në fjalë është e njohur nga organet ligjzbatuese për bëma të tjera të tilla. Vetëm dy muaj më parë ajo ka një regjistrim në komisariatin e policisë numër 2 për një vepër të tillë të ngjashme. Por ndërkohë në Durrës ajo njihet më tepër. Në shumicën e rasteve ajo gjuan dhe piketon zyrtarë shtetërore, lokal apo qendror.

Ekziston dhe një mit i hidhur në Durrës për një ngjarje të rëndë, kur organet ligjzbatuese të hetojnë të shkuarën e vajzës, ndoshta mund të zbulojnë dhe detaje rrëqethëse dhe shumë të rënda. Nuk mund të them nëse kjo është një organizatore apo zbatuese e atye planeve. Referuar të shkuarës dhe personave që piketon nuk mund të jetë organizatore, është dikush tjetër që qëndron prapa saj për t’i krijuar lidhjet, për t’i bërë video dhe për t’i bërë shantazh zyrtarëve.

Janë të shumta videot e pushtetarëve që qarkullojnë që janë bërë në mënyra të tilla për t’i bërë santazhe apo për t’i eliminuar nga skena politike”, tha Topalli.

NGJARJE TË TJERA

spot_img