Sonte nga ora 20.00, përballën Zvicra dhe Serbia, në kuadër të ndeshjes së fundit në grupe, të kampionatit boteror që po mbahet në Katar.
Tifozët e Kosovës, Dardanët vazhdojnë të përkrahin kombëtaret që luajnë kunder Serbisë, e këtë radhë arsyeja është edhe ma e madhe pasi përball Serbisë pritet të jenë edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Më posht e gjeni postimin e Kryetarit të Dardanëve, Luli Berisha.
Sonte, luajnë Xhaka e Shaqiri kundër kombëtares së një vendi që ka prodhuar gjenocid, gjakderdhje, masakra e pabesi në trojet shqiptare në mbi një shekull e gjysmë.
Për këtë arsye të gjithë shpresojmë te dy shqiptarët tonë Xhaka dhe Shaqiri që t’i shporrin edhe një herë prej faqës së dheut në Kupën e Botës këta ndytësira.
Ju ftojmë në fanclubin e Dardanëve për ta ndjekur këtë ndeshje, në përpjekje maksimale për Xhakën dhe Shaqirin.
Besa, besë!