Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë debatin e parë presidencial mes tyre, në qytetin Cleveland, Ohio, derisa mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Për shkak të situatës me pandeminë, mes Trump dhe Biden-it nuk ka pasë shtrëngim duarsh, transmeton Klan Kosova.
E gjithë audienca – e kufizuar në numër, janë testuar për COVID-19.
Debati është planifikuar të zhvillohet me segmente 15-minutëshe, që do të përqëndrohen te gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.
Debati drejtohet nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace.