Bernard Challandes është deklaruar pas humbjes së Kosovës nga Sllovenia.
‘Dardanët’ janë mposhtur 0-1 nga Sllovenia në ‘Fadil Vokrri’, shkruan lajmi.net.
Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës këtë sezon në Ligën e Kombeve, pas disfatës së parë të pësuar nga Greqia.
Një humbje tjetër? Pse vendose të luanit me nëntë lojtarë që startuan lojën e kaluar
“Mendova se ishte një formacion i mirë për këtë ndeshje”
Pse vendoset Kolollin si sulmues dhe si e përshkruani?
“Kololli ka luajtur si sulmues te klubi i tij dhe kjo nuk do të thotë që s’mund të luajë si mbrojtës. Ju kurrë nuk keni pyetur pse luan si mbrojtës. Është zgjehdje, kemi probleme për të shënuar. Nuk ishte mjaftueshëm. Nuk kemi efikasitetin si skuadër dhe nuk po gjejmë zgjidhje. Por, skuadra ka provuar. Në pjesën e dytë kishim topin, provuam nga jashtë, por asgjë nuk po na ecën në këtë kohë. Duhet të mbajmë kokën lartë dhe të punojmë deri te fitorja”.
Nuk krahasohet rëndësia e ndeshjes, por njerëzit duan t’i shohin lojtarët e rinj. Nëse nuk i japim mundësi atyre të luajnë, si t’i vlerësojmë ata?
“Unë i njoh lojtarë, i përcjell ata. Nuk është problem t’i vlerësoj ata. Nuk vi këtu pa informacione për ta.”
Nuk i shohim te kombëtarja…
“Për mua lojtarët që kanë luajtur janë lojtarë të mirë. Ishte ekipi më i mirë për mua. Nuk mund të kishim ekip më të mirë në fushë”.
Pam lojtarë të lodhur si Shala e Berisha. Pesë zëvendësime dhe nuk i bëmë më herët?
“Në pjesën e dytë kishim topin, luajtëm aksione të mira. Nëse kujtoni ndeshja në Maqedoni kam bërë zëvendësime më herët dhe skuadra nuk reagoi mirë. Sot mendova se me këta lojtarë do të bënim mirë. Por, ju si analista mund të mendoni ndryshe, patjetër, sepse është puna juaj. Unë bëj punën time”.
Gjashtë humbje në shtatë ndeshje?
“Nuk jam i lumtur. Jam i zhgënjyer me lojtarët sepse me këtë paraqitje nuk ecim. Kemi pësuar gola të lehta. Nuk luajtëm mirë. Por, ata provuan. Unë duhet t’i mbroj ata. Nuk është moment i mirë. Por, është punë e juaja ta analizoni këtë. Unë duhet t’i mbroj ata dhe nuk mund të them se nuk e kanë bërë punën e tyre”./Lajmi.net/