Ajo është ndër modelet që anembanë botës njihet për linjat e tonifikuara trupore.
Por, Demi Rose edhe njëherë ka treguar se di të merr vëmendjen e madhe të ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, shkruan Daily Mail.
Ajo ka ndarë disa imazhe, ndërsa shihej me një bluzë të zbërthyer, e cila i theksonte gjoksin e formësuar.
Fotografi të tilla janë shkrepur gjatë udhëtimit të saj në Ibiza, aty ku kaloi kohën për një kohë të gjatë.
Flokët kësaj radhe kishte zgjedhur ti kap poshtë kokës, kurse për makijazh kishte dominuar më shumë ngjyra ‘nude’.
Ajo së fundmi është bërë edhe ambasadore e disa brendeve të njohura, sikurse “PrettyLittleThing”.