spot_img

Dënohen Ballkani dhe trajneri Ilir Daja

spot_img

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa masa ndaj kampionit në futboll Ballkanit për lëshim në organizimin e ndeshjes ndaj Prishtinës.

Përveç skuadrës është dënuar edhe trajneri Ilir Daja për akuzat që bëri në drejtim të federatës gjatë prononcimit për media pas ndeshjes.

Takimi Ballkani – Prishtina i zhvilluar javën e kaluar u mbyll pa fitues me rezultat 0:0.

Më poshtë gjeni vendimet komplete të Disiplinorit të FFK-së:

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.12.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 18-të të Albi Mall Superligës,, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Ballkani ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Para fillimit të ndeshjes, tifo grupi i FC ”Ballkani”, kanë fyer në kor skuadrën mysafire me fjalë më të ulta dhe të njejtat ofendime i përsërisin edhe në minutat 13 dhe 46. Në min 67, nga të njëjtit hedhet një shishe PVC në fushë, por fatmirësisht nuk e godet askënd. Pas përfundimit të ndeshjes derisa gjyqtarët ishin ende në fushë, një person i paautorizuar i afrohet gjyqtarëve duke kërkuar sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, ofendon dhe ironizon gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani – Prishtina dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes, pa të drejtë futet në fushën e lojës edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe nga gjyqtarët kërkon sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit të FC”Ballkani” , Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.12.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 22.12.2023

Komisioni disiplinor; shkalla e parë

Kryetar: Metë Çeku.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img