spot_img

Shtatorja e Ibrahim Rugovës po bëhet gati të vendoset në Pejë

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova po bëhet gati për qytetin e Pejës.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Shtatorja e Presidentit Rugova, po bëhet gati për  qytetin e bukur të Pejës.

Sonte, në 34 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Na tregoj për përgjegjësinë që bart e ndjenë në këtë përfundim. Gëzimi, si mjeshtër që është, ishte i holluar në secilin detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Kjo është skulptura e tretë që mjeshtri Muriqi bën për Ibrahim Rugovën. Dy të tjerat janë vendosur tashmë në Malaj të Rugovës dhe në Istog.

Me Gazin ndërsa, po provojmë që kjo shtatore të vendoset në ditë të pavarësisë së Republikës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img