Për të 29’n herë ka dështuar seanca për konstituimin e kuvendit, e cila ka ngecur te pika për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Dështoi edhe sot përpjekja që të ndërrohet votimi nga i hapur në të fshehtë. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarë për komisionin që do ta mbikëqyrte votimin e fshehtë.
Në votimin për komisionin zgjedhor “për” votuan 53 deputetë, “kundër” dhe “abstenim” nuk ka pasur.
Në sallë ishin 102 deputetë.
Seanca tjetër do të mbahet më 11 qershor në ora 11:00.