spot_img

Dështon edhe tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit, Dehari thërret seancë të re sonte në ora 22:00

spot_img

Ka dështuar tentimi i radhës seancës për konstituimin e Kuvendit që u mbajt në ditën e fundit brenda afatit kushtetues që e caktoi Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim të qershorit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish ka hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’ka marrë mbështetje me muaj në vazhdimet e seancës konstituive.

Nga 107 deputetë të pranishëm, për votuan 56 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën për t”u mbledhur sësish në ora 22:00 në limite të afatit kushtetues, i cili skadon sot në mesnatë.

“Për tash ndërpritet seanca. Në kuadër të përpjekjeve për themelimin e Kuvendit të Kosovës takohemi sonte në orën 22:00”, tha Dehari.

Edhe në këtë seancë deputetët e partive të tjera shfrytëzuan pak sekondat e lejuara nga kryesuesi, i cili ftoi për propozim të anëtarëve të këtij Komisioni, për të kundërshtuar këtë formë votimi dhe insistuan në kërkesën për t’u kthyer në votim të hapur.

Nëse edhe herën tjetër dështon, nga nesër do të fillojë masa e përkohshme e caktuar nga gjykata që pezullon punën e Kuvendit deri në nxjerrjen e aktgjykimit final.

NGJARJE TË TJERA

spot_img